Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e qeverisë, Trump anulon udhëtimin e delegacionit amerikan në Davos


Delegacioni i lartë i zyrtarëve amerikanë nuk do të fluturojë për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vendimi u mor “për vlerësimin ” e rreth 800.000 punonjësve të administratës të cilët janë prekur nga mbyllja e qeverisë.

“Duke marrë parasysh 800.000 punonjësit amerikanë që nuk marrin pagën dhe që nuk mund të sigurojnë ndihmën për ekipin e presidentit, Trump, ka anuluar udhëtimin e Delegacionit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një deklaratë të enjten.

Njoftimi vjen vetëm pesë ditë para se të fillojë konferenca vjetore e Davosit në 22 janar.

As Trump nuk pritej të udhëtonte për në Davos këtë herë, “në respekt” të punonjësve, duke anuluar udhëtimin e tij javën e kaluar, duke cituar mbylljen.

Njoftimi për Davosin erdhi pak pasi Trump anuloi udhëtimin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Belgjikë, Egjipt dhe Afganistan, duke e quajtur atë një “ekskursion” shtatë-ditor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *