Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video ku studentët kanë protestuar për Ramën te Trubina. “Rama je qesharak, plotëso 8 kërkesat”, ishte pankarta që studentët kanë mbajtur në duar.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar më herët edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili publikoi të plotë “Paktin për Universitetin”, ndërsa u shpreh se është kaluar përtej 8 kërkesave të studentëve.
“Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë. Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve.”, shprehet Rama.