Vendosni fjalën kyçe....

Mishelle Obama feston ditëlindjen e 55-të, si e uron bashkëshorti ish-president (FOTO)


Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka festuar ditëlindjen e saj të 55-të.

Mes shumë urimesh nga të afërm, miq dhe fansa, nuk mund të mungonte një urim edhe nga bashkëshorti i saj Barack Obama.

Ish-presidenti amerikan publikoi një foto të tyren, me mbishkrimin “E kam ditur që atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur për këtë – ti je një dhe unike Michelle Obama. Urime ditëlindjen”.

“Sky” shkruan se fotografia është realizuar në qytetin Mombasa të Kenias, në vitin 1991, i njëjti vit kur ata u fejuan.

Ish-Zonja e parë u përgjigj në postimin e të shoqit duke i falënderuar të gjithë për “dashurinë e ofruar për ditëlindje” dhe duke thënë se ajo është “krenare për rrënjët e saj të Jugut, partnerit dhe vajzave, dhe çdo kthesë të paimagjinueshmegjatë këtyre 55 viteve”

Ajo shtoi: “Mezi pres të shoh se çfarë na pret në të ardhmen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *