Templates by BIGtheme NET

Pafytyrësia e Ramës, ortakëria e tij me rektorë e dekanë të korruptuar

Nga Ergys Mërtiri

Pafytyrësisht Rama vazhdon t’i mëshojë idese se ai është me studentët kundër dekanëve dhe pedagogëve, të cilëve kërkon t’ua faturojë të gjithë situatën. Duke iu hakërryer atyre ai tha se do të vihet në krye të protestës për ti rrëzuar ata nëse nuk reflektojnë.

Rama nuk është dhe nuk mund të jetë me studentët dhe studentët janë, mbi të gjitha, kundër tij. Dekanë dhe rektorë kanë qenë ortakët e tij në këtë mjedis mjeran ku ndodhet sot arsimi i lartë, ashtu si çdo sektor tjetër i vendit. Pazaret i kanë bërë bashkë dhe përgjegjësitë duhet t’i ndajnë bashkë. Shfaqjet televizive ku Kryeministri i fyen dhe poshteron publikisht dekanët, duke i pasur ballë për ballë në sallë dhe ata nuk reagojnë tregon pikërisht këtë. Ata nuk reagojnë sepse e dine se qeveria eshte e vetmja shpresë për të mbijetuar.

Kjo ortakëri e Ramës me rektorë e dekanë të zhytur në korrupsion e paaftësi u shfaq hapur gjatë gjithë këtyre ditëve, kur studentët u përballën me sulme, akuza, kërcënime, përçarje e dhunë policore të shkaktuar nga drejtuesit e universiteteve. Pra të korruptuarit e dinë shumë mirë se fati i tyre është me qeverinë dhe qeveria e di shumë mirë se aseti i saj më i madh janë të korruptuarit, të paaftët, servilët. Prandaj, sado shafqje të bëjë kryeministri, nuk mund të shqitet dot nga llumi që e mban.

Një vlerësim të madh për pedagogët e Filologjisë që sot deklaruan grevën e tyre paralajmëruese. Kjo është një mënyrë për t’i dhënë dinjitet figurës së pedagogut që qeveria po mundohet ta nëpërkëmbë. Protesta po tregon çdo ditë e më shumë se cilët pedagogë e duan universitetin dhe cilët mbahen me thonj pas statusquo-së që u ofron llokmën e tyre. Praktikisht kemi sot dy lloj pedagogësh: Ata qe reagojne dhe bëjnë grevë kundër qeverisë në krah të studentëve, dhe ata qe pranojnë të shkojnë e të pështyhen nga Rama para kamerave, pasi i kanë shërbyer më parë për të shuajtur protestën. Kuptohet se cilët janë ata që mund të sjellin ndryshimin.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto