Templates by BIGtheme NET

Pronari kyç punëtorët indianë në kafaz, i detyron të mbështesin ekipin vendas të futbollit (Video)

Përdoruesit e rrjetit kanë shpërthyer në sharje e kërcënime ndaj një personi në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili i kyçi disa emigrantët indianë në kafazin ku mbante kafshët, për t’i detyruar ata të mbështesin ekipin e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E gjitha ndodhi pasi videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe mijëra persona në Emiratet Arabe dhe vende të tjera u kanë kërkuar autoriteteve që të arrestojnë e burgosin personin në fjalë.

Shtetasi i Emirateve të Bashkuara Arabe, që mbante një veshje tradicionale të bardhë, u shfaq i ulur pranë një kafazi të madh zogjsh, brenda të cilit ishin kyçur 8 punëtorët e tij emigrantë.

Ai mbante një shkop në dorë dhe kërcënoi t’i mbante të mbyllur brenda derisa të shprehnin mbështetje për ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Cilin ekip po mbështesni?” – i pyet punëdhënësi pak përpara ndeshjes mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Indisë, ndeshje e vlefshme për Kupës e Azisë, që u zhvillua javën e kaluar.

Ndërsa punëtorët teka përgjigjen duke thënë: “Indinë!”

Punëdhënësi arab, i cili nuk ishte i kënaqur me përgjigjen, shpjegoi se ata duhet të mbështesin skuadrën arabe, meqë jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto