Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përleshen me policinë franceze para vizitës së presidentit Macron (Videot)


Demonstruesit francezë u përplasën me policinë teksa presin vizitën e presidentit Emmanuel Macron në Souillac. Qyteti në Francën jugperëndimore është rrethuar nga policia në pritje të vizitës presidenciale.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë sesi protestuesit mblidhen para policisë, që i pengon ata të kalojnë.

Demonstruesit shihen duke u përpjekur të çajnë rrethimin e  efektivëve të rendit dhe të kapërcejnë vijën e vendosur prej tyre, teksa këndojnë the thërrasin që Macron të japë dorëheqjen si president.

Qyteti është rrethuar i gjithi i mbyllur në një përpjekje për të parandaluar protestat e “Jelekëve t Verdhë” që të mbizotërojnë vizitën e presidentit për të takuar zyrtarët e qytetit.

Një dekret ka ndaluar “çdo demonstrim, veçanërisht në kontekstin e lëvizjes së quajtur “Jelekët e Verdhë” dhe tregu javor i qytetit është mbyllur.

Banorët e Souillac mund të hyjnë në zonë vetëm nëse kanë një pasaportë të posaçme dhe dëshmi qëndrimi. Automjetet policore iu afruan protestuesve për t’i detyruar ata të tërhiqen dhe shumica e banorëve janë lënë pas barrikadës së vendosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *