Vendosni fjalën kyçe....

“Rama je qesharak, plotëso 8 kërkesat” – Studentët presin kryeministrin me protesta


Kryeministri Rama ka mbledhur sot në sallën e “Turbinës” ministrat e rinj, të sapoderetuar nga presidenti Meta.

Sipas kreut të qeverisë, në këtë takim do diskutohet për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre. ndërkohë që Rama dhe të tijtë ndodheshin brenda sallës, jashtë saj, studentët protestonin dhe mbanin në duar një banderolë ku shkruhej: “Rama je qesharak, plotëso 8 kërkesat!”

Studentët kanë më shumë se një muaj që protestojnë dhe nuk e kanë ndalur atë pavarësisht premtimeve dhe vendimeve të qeverisë.

Që prej ditëve të para të janarit, pasi u kthyen nga pushimet, pjesa më e madhe e studentëve kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe janë ngujuar brenda fakulteteve në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Ata kanë denoncuar vijimësisht dhunën dhe presionin e policisë së shtetit dhe asaj private, që sipas tyre është përpjekur që të ndërpresë protestën e tyre.

Bojkotimi i mësimit vijon edhe sot në pjesën më të madhe të fakulteteve ndërsa studentët janë shprehur se nuk do ndalen deri në fitoren e çështjes së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *