Vendosni fjalën kyçe....

“Sfida 10 vjet”, sa kanë ndryshuar anëtarët e familjes mbretërore britanike (FOTOT)


Është e pamundur të mos e keni ndeshur në rrjetet sociale sfidën “10 vjet”, nëse keni së paku një llogari në “Instagram” ose në “Facebook”, apo “Twitter”.

Frymëzuar nga kjo sfidë, “The Sun” ka publikuar një artikull për të parë se sa kanë ndryshuar anëtarët e familjes mbretërore britanike për 10 vite.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e Kate Middleton që nga viti 2009 – duke përfshirë anëtarësimin në familjen mbretërore dhe lindjen e tre fëmijëve.

Nga të gjithë mbretërorët, dhjetëvjeçari i fundit ka qenë me më shumë ndryshime për Meghan Markle – edhe para se ajo të bëhej anëtare e familjes mbretërore.

Nga marrja e rolit të saj të ëndrrave si aktore, dy martesa, një divorc, u bë anëtare e familjes mbretërore dhe mbeti shtatzënë.

Princesha Eugenie është rritur gjatë 10 viteve të fundit. Eugenie ishte vetëm 18 vjeç në fotografinë e parë dhe tani që ka mbushur 28, nuk duket se ka ndryshuar aq shumë.

Viti i kaluar ishte veçanërisht i rëndësishëm për të, pasi u martua me Jack Brooksbank në tetor.

Princi Harry nuk është më anëtari më i vogël i familjes mbretërore. Stili i tij është përmirësuar ndjeshëm nëse i referohemi kravatës dhe flokëve. Tanimë Harry është bërë edhe me grua dhe pret që së shpejti të bëhet baba.

Ky 10-vjeçar duket se kanë sjellë shumë ndryshime në pamjen e princit William, sidomos për flokët që i kanë rënë.

Princesha Beatrice është tani 30 vjeçe dhe shumë gjëra kanë ndryshuar për të, duke përfshirë ndarjen nga një marrëdhënie 10-vjeçare me biznesmenin, Dave Clark në 2016.

Ajo është tani në një marrëdhënie me Edoardo Mapelli Mozzi, me të cilin përflitet se do të martohet në 2019.

Ende po aq elegante, me kostume të gjera me ngjyra dhe elegante, mbretëresha duket se mban të njëjtën gjerdan dhe një palë vathë – duke treguar se perlat kurrë nuk dalin nga stili.

Vitet që mban mbi supe, veëanërisht këtë 10-vjeëar duket se kanë sjellë shumë ndryshime në pamjen dhe shëndetin e princit Philip. Në ditën e Krishtlindjeve ka patur raportime se ai ishte sëmurë kur mungoi në meshën në kishën e Sandrigham-it, por tanimë familja mbretërore ka raportuar se ai është në “shëndet të mirë”. Princi Philip njoftoi daljen në pension në maj të vitit 2017.

Camilla duket pothuajse identike në këto dy fotografi, por shumë ka ndryshuar për të në dekadën e fundit.

Ajo u bë gjyshe për herë të parë në vitin 2007 dhe dy fëmijët e saj – Tom Parker Bowles dhe Laura Lopes u shtuan me katër fëmijë të tjerë.

Princi i Uellsit duket se nuk ka ndryshuar shumë gjatë dekadës së fundit. Ai ka mirëpritur dy nuse në familje dhe gjithashtu është bërë gjysh i nipërve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *