Vendosni fjalën kyçe....

Trump do përballet me një akuzë tjetër, demokratët kërkojnë hetim


Donald Trump po përballet sot me akuza të reja, në mesin e më të rëndave kundër tij, sipas opozitës demokrate presidenti do t’i ketë kërkuar ish-avokatit të tij të gënjejë në Kongres, në një episod të ri të dosjes ruse, e shndërruar tashmë në burim shqetësimi për presidencën e tij.

Të enjten në mbrëmje, web faqja ‘’BuzzFeed News’’ zbuloi bazuar në dy burime të policisë federale në kushte anonimati, që Donald Trump do t’i kërkonte ish-avokatit të tij Michael Cohen për të gënjyer gjatë marrjes në pyetje në Kongres në vitin 2017 në lidhje me bisedimet rreth një projekti të pasurive të patunshme në Rusi.

Akuza është e rëndë. Sipas ‘’BuzzFeed’’, kemi të bëjmë me shembullin e parë të Trump që i kërkon një vartësi të gënjejë drejtpërdrejtë në lidhje me bizneset e tij me Rusinë.

Demokratët reaguan menjëherë pas informacioneve kompromentuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *