Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal fiton derbin londinez ndaj Chelsea


Arsenali fiton derbin londinez me Chelsean dhe i afrohet akoma më shumë zonës Champions në Premier League, pasi diferenca me blutë tashmë është 3 pikë.

2-0 ishte rezultati me të cilin “Topçinjtë” e fituan këtë sfidë, ku vendimtarë për të besuarit e Unai Emery u bënë Lacazette dhe Koscielny me golat e shënuar në minutën e 14′ dhe të 39′ të ndeshjes.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë, Chelsea u mundua të reagojë, por nuk pati forcën e duhur për të rrezikaur portën e gjermanit Leno.

Në këtë sfidë, trajneri Maurizio Sarri nuk kishte ftuar Alvaro Moratën, të ardhmen e të cilit mediat angleze e lidhin me Atleticon e Madridit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *