Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit thirrje Ramës: Do të të tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën (Video)


Banorët e Unazës së re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë së Rilindjes.

Ata i kanë bërë të qartë Ramës se shumë shpejt edhe ai do të ketë të njëjtin fat si busti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ka ardhur koha të të tërheqim zvarrë në Bulevard. Siç tërhoqëm Enverin do të të tërheqim edhe ty. Nuk do të të japim valixhe por do të të japim litar zoti kryeministër. Shumë shpejt do të tërheqim zvarrë Edi Rama’, deklaruan Banorët.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *