Vendosni fjalën kyçe....

Basha i shkriu postin, Ervin Salianji: Të tjerët me intriga apo pa intriga, unë luaj me zemër!


Jashtë ambienteve të selisë blu, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka folur për vendimin e kreut të kësaj force politike Lulzim Basha, për të shkrirë postin e sekretarit të Aksionit Qytetar në PD.

Basha dje kur përmendi emrat që do të votoheshin sot në Këshillin Kombëtar të PD, nuk përmendi asnjë propozim për këtë post që deri më tani e mbante Salianji, që tani do të mbetet vetëm anëtar kryesie.

Salianji përmendi fjalën intrigë para gazetarëve, ndërsa shtoi se funksionet politike nuk kanë rëndësi kur ai do vazhdojë të punojë fuqishëm.

 “Në politikë disa luajnë zemër, disa jo, nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër.

Nuk kanë asnjë rëndësi funksionet drejtuese unë jam kandidat për kryesinë e PD dhe anëtar i PD-së. Kjo nuk ndikon unë do vazhdoj të punoj fuqishëm, por tani nuk ka rëndësi kjo vëmendja duhet të përqendrohet te protesta”, tha Salianji.

Lidhur me deklaratën e Salianjit, u pyet nga gazetarët Edi Paloka, i cili tha se Basha propozoi kandidaturat për çdo funksion dhe i kërkoi Këshillit propozime për kandidatura të tjera altnerative dhe nuk kishte.

“Mos u merrni me gjëra të tilla, Basha propozoi kandidaturat për çdo funskion, i kërkoi Këshillit nëse ka kandidatura të tjera alternative dhe nuk kishte. E rëndësishme është vendimi politik që është marrë dhe është përcaktuar poltikisht e ardhmja e shqiptarëve”, u shpreh Paloka pas mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, ku u vendos për zhvillimin e protestave për largimin e Ramës dhe për një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *