Vendosni fjalën kyçe....

Bosnja kërkon bisedime për heqjen e taksës nga Kosova


Udhëheqësit e shtetit që nuk e njohin Republikën e Kosovës po i kërkojnë Prishtinës t’ua heqë taksën ndaj produkteve boshnjake përmes bisedimeve. Kërkesa e Bosnjë e Hercegovinës është drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Bosnja dhe Hercegovina dëshiron të negociojë me zyrtarët kosovarë rreth taksës që Qeveria i ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake. Kosova do t’i përgjigjet kësaj ftesës për takim pas një jave. Ministri i Tregtisë thotë se nuk lëkundën nga qëndrimi i tyre.  ndonëse presioni i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë është intensifikuar

Në javën e fundit të janarit, zyrtarët kosovarë janë ftuar nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për të negociuar rreth taksës së Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe në Bosnjë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka treguar për Gazetën Express, se me ftesë të autoriteteve boshnjake për të biseduar, ai do të dërgojë ekipin e tij në këtë takim.

Ministri Shala thotë se atje do të shkojnë vetëm për të qartësuar qëndrimin e Kosovës të vënies së taksës prej 10 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe e boshnjake.

“Marrëveshja e CEFTA-s parashikon konsultime të tilla. Bosnja na ka thirrur, stafi im shkon dhe e qartëson pozicionin tonë dhe arsyet pse kemi vendosue këtë masën 100%”, është shprehur ministri.

Ftesës, sic tregon Shala, nuk do t’i përgjigjen zyrtarët e lartë shtetërorë.

“Marrin pjesë stafi teknik/profesional që përfaqëson Kosovën në CEFTA-s”, ka thënë Shala.

Qeveria kosovare në fillim të nëntorit vendosi taksë prej 10 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake. 

Një ditë pas dështimit për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare tën policisë (INTERPOL) kjo taksë u rrit në 10 për qind.

Kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi se Serbia, si importuesja më e madhe, meriton taksën si kundërpërgjigje ndaj fushatës së ashpër kundër shtetësisë së Kosovës.

Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të sanksionohej për cështje të reciprocitetit. 

Qeveritarët thonin se kjo masë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës u mor për shkak pengesave që u bëhet biznesëve kosovare dhe moslejimi i automjeteve nga Kosova të hyjnë në territorin e Bosnjës. 

Kur kanë kaluar dy muaj që nga sanksionimi i dy shteteve që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe nuk njohin simbolet e saj, është shtuar presioni nga  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës.

Kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar kërkesën e ndërkombëtarëve, madje ai në fillim të javës tha se, me gjasë nuk mund të udhëtojë për në Uashington për shkak të klimës së krijuar nga  vendosja e taksës.

Është raportuar se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të tij për t’ia hequr taksën Serbisë dhe Bosnjës./Express


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *