Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Rama i mbushi sallat e takimit me ‘studentë’, me mësues të shkollave 9-vjeçare


Pas denoncimeve për mbushjen e sallave me të rinjtë e FRESSH-it  në takimet e tij me studentët, të tjera akuza vijnë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se gjatë takimit të djeshëm me studentët, kanë marrë pjesës mësues të shkollave 9 – vjeçare të Tiranës.

 “Ne takimin e djeshem te Edvinit studentet u zevendesuan me mesues delinkuente militante te partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor mirembrema !Po shikoja lajmet te tv klan ne oren 19.30 dhe ne kroniken e takimit te qeverise me “studentet” dhe pedagoget po shikoja aty ne radhe edhe mesues te DART-it ! Konkretisht mesues te shkolles nentvjeçare “Ahmet Gashi “Laprake si M.V, mesues fiskulture prane kesaj shkolle, i cili eshte arrestuar para dy-tre vitesh per krim kibernetik sebashku me 2 te tjere, ky doli fale miqesise dhe 2 bashkpunetoret e tij ngelen brenda! Po i kthen borxhin Rilindjes!!! Me respekt shume”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *