Vendosni fjalën kyçe....

Donika Prela në sitën e Vettingut, kur do japë shpjegime para KPK-së


Erdhi dhe radha e Kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, për të dalë para trupës së Vettingut.

Mësohet se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka cakuar datën për Vettingun për dy drejtues prokurorish. 

Në datën 21 janar do dalë para gjyqtarëve Altin Binaj, drejtues i Prokurorisë së Vlorës. Ndërsa në datën 22 janar do dalë Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prela do të jetë drejtuesja e parë e lartë e organit të hetimit që do t’i nënshtrohet këtij procesi.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Prela do të japë shpjegime në seancën dëgjimore për pasurinë dhe karrierën profesionale ndër vite.

Trupa gjykuese që do të marrë vendimin për Prelën do të përbëhet nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *