Një 42-vjeçar është plagosur rëndë me thikë në Fier. Ngjarja ka ndodhurmbrëmjen e kaluar në mjediset e jashtme të një lokali në Pojan të Fierit, ku 42-vjeçari me iniciale E.A. është qëlluar me mjete të forta nga dy vëllezër.
Mësohet se 42-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bahkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.