Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama konfirmon Erion Veliajn si kandidat “për mandatin e dytë” në Bashkinë e Tiranës


Në takimin e sotëm në Qytet Studenti ku u prezantua projekti për Kampusin e Ri universitar, kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kandidimin e Erion Veliajt për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës.

 “Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.

Së fundmi ka patur mjaft diskutime nëse Erion Veliaj do të ishte kandidatura e PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale, në një kohë ku brenda Partisë Socialiste përflitet për konflikte, në veçanti mes Veliajt dhe Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *