Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një punëtor ka humbur jetën në një punishte mermeri.
Mësohet se viktima është 42 vjeçari me inicialet L.V, banues në Elbasan.
Sipas policisë, 42-vjeçari ka gjetur vdekjen aksidentalisht ndërsa punonte.
Punishtja e mermerit është në pronësi të shtetasit 38 vjeçar me inicialet B.S.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota në ngjarjes.