Një incident ka ndodhur vetëm pak më parë në Qytetin Studenti, ku Edi Rama po prezanton projektin e Kampusit të ri të Universitetit.
Një studente i ndërpreu fjalën Ramës, kur ai po justifikohej se pavarësisht se dëshironte t’i bënte të gjitha, nuk mund t’i bënte dot.
Por studentja u ngrit dhe i ndërpreu fjalën dhe Rama i kërkoi të dilte: “Mos më ndërprit fjalën, dil jashtë. Suksese, tani dil jashtë”.
“Nuk mund të më nxjerrësh për sa kohë paguhesh me taksat e mija”, tha vajza para se të largohej nga salla, të cilën më pas e ndoqën edhe djem dhe vajza të tjerë.
“Tashti ti del jashtë, bravo dhe ne vazhdojmë punën…”, tha Rama i cili filloi të fliste vetë, ndërsa u justifikua se vajza nuk kishte thënë të vërtetën sepse taksat nuk i paguante ajo por prindërit e saj, ndërsa shtoi se sot nuk ishte dita për të diskutuar për taksat por për kampusin universitar.
“Është legjendë urbane që ligji për Arsimin e Lartë favorizon privatin. Kush çohet dhe ngre gishtin pa respekt, del jashtë bashkë me gishtin. Ju duhet të gëzoheni për faktin që për herë të parë jeni dëgjuar nga ana e qeverisë.”, vijoi Rama./Hashtag.al