Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar i PD-së, emrat e fituesve në sekretariate


Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar sot për zgjedhjen e strukturave drejtuese të cilat do udhëheqin Partinë më të madhe opozitare në angazhimin e saj politik në ditët e ardhshme.

“Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë.

Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi Sekretari i Përgjithshëm: Gazmend Bardhi 277 vota Dorian Teliti 44 vota Të pavlefshme 7 vota.

Sekretari për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota Marinela Ziu 37 vota Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ Sahit Dollapi 258 vota Lulzim Omuri 60 vota Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota Dorian Gjomarkaj 100 vota Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore: Ervin Minaroli 278 vota Minushe Lazaj 44 vota Të pavlefshme 6 vota

Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë: Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata

Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi

Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso

Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli”- deklaroi Jemin Gjana në daljen për mediat pas procesit të numërimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *