Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Selenicë: Të ngrihemi kundër klikës së kriminalizuar, të çlirojmë Shqipërinë nga kapja dhe varfëria


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me të rinjtë e LRI-së së Bashkisë së Selenicës. Kryemadhi theksoi se përfshirja e të rinjve është shumë e rëndësishme në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës, për të rrëzuar klikën e kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët.

Kryemadhi tha se LSI nuk do të rreshtë së demaskuari mashtrimet e mëdha që kryeministri dhe Rilindja u bëri shqiptarëve, si hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e taksave, shëndetësia falas etj.

“Janë 2-3 oligarkët kryesorë, të cilëve qeveria e Edi Ramës iu ka dhënë koncesionet më të mëdha. Emrat e tyre janë hequr nga lista dhe do të shkojnë viktimat, argatët e këtyre oligarkëve dhe asnjëri nuk merr përgjegjësi për t’ju përmendur emrat. Por sigurisht ne jemi në kuadrin e një investigimi për ti nxjerrë emrat e atyre të vërtetë dhe për ti ballafaquar. Sepse sot studentët kërkojnë vetëm 70 milionë euro që të realizohen 6 nga kërkesat e tyre, kur në një kohë skema e mashtrimit është nga 118 miliardë lekë, që i bie rreth 100 milionë dollarë të vjedhura dhe të futur në xhep me skemën e mashtrimit, që i janë shpërndarë oligarkëve, apo edhe argatëve të tyre që janë në institucionet e shtetit.

Ky është paradoksi që ndodh në Shqipëri, ku një popull i tërë punon për 10 veta dhe punon për një njeri, se këta 10 vetë çojnë paratë në xhepin e një njeriu. Megjithatë unë nuk mendoj që ne këtu do të vazhdojmë për të demaskuar skemën e mashtrimeve se si janë premtuar 300 mijë vende pune dhe kemi 400 mijë shqiptarë të larguar. Se si i kemi premtuar shqiptarëve shëndetësi falas dhe kemi shëndetësinë më të shtrenjtë. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe iu është rritur çmimi. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e çmimit të bukës, orizit, të vajit dhe në fakt iu është rritur çmimi i ushqimeve të shportës. Pra ka premtime pafundësisht dhe në fakt asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet.”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se tashmë ka ardhur koha që të mos mbetemi peng i këtyre mashtrimeve, por të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në protestat e mëdha të opozitës për rrëzimin e klikës së kriminalizuar. 

“Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha Kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *