Liverpooli mposhti me përmbysje, me rezultatin 4-3 skuadrën e Crystal Palace, duke u shkëputur me 7 pikë nga City, në renditjen e Premier Leagues.
“The reds” e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-1, pas golit të Townsend, por reaguan në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Salah, dhe nga një herë me Milner e Firmino.
Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet me Solskjaer në stol, pasi ka korrur fitoren e 6 radhazi në Premier League, në po kaq ndeshje të drejtuara nga norvegjezi.
Pasditen e sotme “Djajtë e kuq” mposhtën me rezultatin 2-1 Brightonin, në stadiumin “Old Trafford”, falë golave të shënuar nga Pogba me penallti dhe Rashford.
Në sfidat e tjera, Newcastle mposhti Cardiffin me rezultatin 3-0, Southamptoni triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Evertonit dhe Watfordi u nda në barazim pa gola me Burnleyn.