Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet jahti në Sarandë, italiani shpëtohet nga policët kufitarë


Një shtetas italian, ka rrezikuar të mbytet në ujërat e detit Jon.

Italiani ishte nisur në një udhëtim turistik, nga Korfuzi drejt Sarandës, por për shkaqe ende të paqarta, jahti ishte përmbytur vetëm dy milje larg bredetit të Sarandës.

Policia kufitare për fat të mirë ka arritur ta pikasë jahtin dhe ka ndërhyrë për të shpëtuar turistin italian.

Pasi policët e kanë shpëtuar, italiani ka deklaruar se ishte nisur për turizëm, por ende nuk dihet se përse jahti u përmbyt.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *