Vendosni fjalën kyçe....

Morgan Freeman akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij


Aktori i famshëm Morgan Freeman është akuzuar për vdekjen e mbesës së tij dhe se e ka abuzuar seksualisht kur ajo ishte e vogël.

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar të dashurin e E’Dena Hines, Lamar Davenport, me 20 vjet burg. Mirëpo gjatë seancës gjyqësore, e ëma e tij ka deklaruar se fajtor për vdekjen e 33-vjeçares nuk është i biri por aktori i famshëm Freeman.

Sipas “The Mirror”, e ëma e Davenport bërtiste në gjyq: “Morgan Freeman e ngacmonte atë dhe ai e bëri këtë. Ai e bëri këtë”.

Para dhe gjatë gjyqit të Davenport në maj të vitit të kaluar, u ngritën dyshime se Freeman ishte përfshirë në një marrëdhënie romantike me Hines-n, aq sa në një pikë vajza 33-vjeçare i kishte shkruar të dashurit për t’i thënë se kishte ndjenja për gjyshin, i cili i ka mohuar gjithmonë akuzat.

Hines është mbesa nga bashkëshortja e parë e aktorit 80-vjeçar, Jeanette Adair Bradshaw.

33-vjeçari Davenport, u shpall fajtor për keqtrajtim të shkallës së parë dhe është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet liri me kusht.

Ai akuzohet se e ka goditur mbesën e aktorit 25 herë me thikë në një rrugë të populluar të Nju Jorkut në gusht të vitit 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *