Vendosni fjalën kyçe....

Polonia në zi për kryebashkiakun e vrarë, mijëra njerëz marrin pjesë në funeral (FOTOT)


Sot në Poloni është shpallur ditë zie për shkak të vrasjes së kryebashkiakut të Gdanski-t gjatë një aktiviteti bamirësie të dielën e kaluar.

Në ditën kur po mbahet funerali i Pawel Adamowicz, ekrane të mëdha janë ngritur rreth kishës së Shën Marisë në qytet, për të transmetuar shërbimin e varrimit të kryebashkiakut.

Të premten, mijëra njerëz ndoqën nga pas arkivolin e Adamoëicz, i cili u mbulua me lule të bardha dhe flamurin e kuq, në një marshim nëpër rrugët e qytetit.

Korrespondenti i “BBC”-së Adam Easton në Gdansk thotë se më shumë se 3.000 njerëz do të marrin pjesë në funeralin që mbahet në kishën e Shën Marisë, një nga kishat më të mëdha në botë që i përket shek.XIV.

Sipas korrespondentit, njerëzit kanë pritur në radhë për orë të tëra, për të siguruar një vend brenda kishës.

Të djelën Polonia u trondit ndaj sulmit brutal ndaj kryebashkiakut të qytetit verior Gdansk. Gjatë një koncerti bamirësie, një burrë rendi në skenë dhe goditi me thikë zyrtarin, duke pretenduar se ishte hakmarrje për një padrejtësi që i ishte bërë atij.

Sulmuesi është identifikuar si Stefan W., një shkelës i përsëritur i ligjit i liruar nga burgu vetëm disa javë më parë. Sipas policisë, sulmuesi kishte arritur të shmangë sigurinë dhe të shkojë në skenë duke përdorur një leje të rreme kalimi për shtypin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *