Vendosni fjalën kyçe....

PSG bombardon me 9 gola skuadrën që e eliminoi nga Kupa


Kampionët në fuqi të PSG-së kanë shkatërruar Guingampit, duke shënuar plot 9 gola në portën e këtyre të fundit. Një “hakmarrje vrastare” e skuadrës së Tuhel, pas eliminimit që Guingamp i shkaktoi në Kupën e Francës.

Neymar-Mbappe-Kavani të papërmbajtshëm në sfidën e sotme. Francezi dhe uruguaiani e mbyllën sfidën me tripletë, ndërkohë që Nejmar u mjaftua me dopietë. Për t’i vënë kapak turpërimit të skuadrës kundërshtare mendoi Munier, që në minutën e 83-të shënoi golin e 9-të dhe të fundit të sfidës.

Me triumfin e sotëm, PSG-ja shkoi në kuotën e 53 pikëve. Plot 13 pikë është diferenca e kryesuesve nga ndjekësit e Lilës. Kujtojmë që skuadra e Tuhel ka dhe 2 ndeshje më pak. Teorikisht kampionati duket i përfunduar për kuqeblutë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *