Vendosni fjalën kyçe....

“Si ia zaptoi familja Braçe shtëpinë qytetarit”


Një qytetar ka denoncuar rastin e zaptimit që i është bërë shtëpisë së tij nga ana e babait dhe të afërmit e të sapo zgjedhurit si zëvendëskryeministër, Erion Braçes.

Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mesazh qytetari tregon se babai I tij ishte i dënuar politik dhe familja e tij u internua, por me premtimin nga ana e babait të Erion Braçes se pas internimit, shtëpinë do ta kishin përsëri. Por kjo nuk ndodhi pasi sipas tij, shtëpinë e zaptuan kushërinjtë e Erion Braçes.

“Ja si i pushtuan Braçet shtepine te internuarit politik!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktorr ne vitin 1987 babai Erion Braces , ka qen kryetar lagje ne kombinat , lagja 6 , babai Im ka qen i denuar politik , dhe ne ate vit ai na internoi ne shengjergj mal me gropa , ne ate koh babai Im e pyeti po me shpin ca do behet, mirdash brac , babai Erionit tha kur te mbaroni internimin ketu e keni , po kur internimet mbaruan shtepija ishte e zen nga kushurijnt e Erionit, dhe prej atere un skam me shtepi, te lutem beje publike te shofin se cfar zevenc kryeminister kemi falemiderit”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *