Vendosni fjalën kyçe....

Tentojnë të fusin celularë në burgun e Lezhës, fshehur në tenxhere (FOTOT)


Ka mënyra e mënyra që të afërmit përdorin për të futur celularë në burg, për të burgosurit.

Tre aparate celularë janë tentuar të futen në burgun e Lezhës ditët e fundit, përmes një mënyre aspak të zakontë.

Celularët ishin fshehur brenda një tenxhereje bashkë me aksesorët përkatës. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë.

Pas një kontrolli të punonjësve të policisë së burgjeve është bërë e mundur edhe gjetja e celularëve.

Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Kjo nuk është hera e parë, që tentohet të futen në burgun e Lezhës sende të ndaluara.

Vetëm pak muaj më parë, policia zbuloi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brenda kishte 3 celularë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *