Princi Philip i Britanisë së Madhe, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth 2, është fotografuar duke i dhënë makinës pa rrip sigurimi, vetëm 48 orë pas aksidentit në të cilin u përfshi me makinën e tij “Land Rover”, duke rrezikuar seriozisht dy gra.
97-vjeçari u kap sërish duke i dhënë mjetit në mënyrë të pakujdesshme dhe në shkelje të ligjit. Duka i Edinburgut u fotografua duke ngarë makinën pa rripin e sigurimit, i cili kërkohet detyrimisht në një rrugë publike.
Një zëdhënëse e zonës së Norfolkut tha se policia ishte në dijeni të fotove dhe se Dukës i ishin dhënë “këshilla të përshtatshme”.
Sipas Shoqatës së Shtypit të Britanisë, fotografitë treguan Filipin duke mbajtur syza të errëta dhe pa rrip sigurimi pranë shtëpisë në Sandringham Estate të Mbretëreshës Elizabeth II në Norfolk, Anglia lindore.
Philip u përplas me një makinë tjetër dy ditë më parë, mjet me të cilin udhëtonin dy gra të moshës 28 dhe 45 vjeç, si dhe një djalë nëntë muajsh.