Mëngjesin e sotëm është vjedhur një argjendari në qendër të qytetit të Lushnjës. Mësohet kjo argjendari është vjedhur nga 4 persona me maska dhe vjedhja ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm. Autorët kanë vjedhur produkte në vlerën e 10 milionë lekëve të rinj.
“Gjatë natës, në qytetin e Lushnjes është vjedhur bizhuteria në pronësi të shtetasit B.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.