Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e prerë: Zgjedhjet qëndrore njëkohësisht me ato vendore


Në një takim e strukturat e LSI-së në Skrapar, kryetarja e kësaj partia Monika Kryemadhi deklaroi se data e zgjedhjeve lokale do të jetë njëkohësisht edhe data e zgjedhjeve qëndrore. 

“Kemi një datë të zgjedhjeve lokale të dekretuar, por nuk do të ketë vetëm zgjedhje vendore, por do të ketë edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje qëndrore njëkohësisht,” ,  tha kryetarja e LSI-së gjatë fjalës saj.

Gjatë fjalës së sak Kryemadhi denoncoi se kunati i një prej deputetëve të mazhorancës drejton Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ç’ka e cila sipas saj tregon se Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë.

“Kemi përballë një sfidë shumë të madhe. Sfida është të rrëzojmë dhe të largojmë Edi Ramën”, u shpreh ajo. 

Sipas Kryemadhit Skrapari është lënë pas dore pasi qeveria e ka inatin me LSI-së. 

“Skena e grabitjes bëhet nga oligarkët që hanë e pinë gjithë ditën me Edi Ramën, që vjedhin tendera por shumë shpejt do të nxjerrim emrat dhe aferat përkatëse që kanë bërë,”,  paralajmëroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *