Vendosni fjalën kyçe....

Maskat grabitin disa biznese dhe një banesë në Tepelenë


Gjatë kësaj fundjave kanë ndodhur disa grabitje në vend. Pas grabitjes së argjendarisë në Lushnjë, persona të maskuar kanë kryer vjedhje edhe në qytetin e Tepelenës. 

Raportohet se persona me maska kanë grabitur në Tepelenë disa biznese dhe një banesë.  Personat kanë grabitur super market, dyqan bulmeti si dhe pasticeri. Tek super market kanë marrë dhe sistemin e kamerave, pasi kanë bërë vjedhje te konsiderushme.

Policia në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka asnjë autor për vjedhjet e mësipërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *