Vendosni fjalën kyçe....

Vrau gruan dhe kunatën, prindërit e autorit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Ballsh ku  burri vrau me thikë gruan dhe kunatën, tani është problemi i kujdestarisë së fëmijve. Prindërit e autorit, Gazmend Mustës kanë kërkuar kujdestarinë e fëmijëve dhe ata janë shprehur se  i plotësojnë kriteret për kujdestarinë e të miturve, ndërkohë deklarojnë se kanë besim tek gjykata.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj. Gjithashtu më herët edhe vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Gjyshërit e dy fëmijëve

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *