Vendosni fjalën kyçe....

“Maqedoni do të thotë Greqi”, mijëra qytetarë në protestë para parlamentit grek (VIDEO)


Në Athinë kanë filluar protestat para parlamentit në lidhje me emrin e Maqedonisë. Mijëra qytetarë janë ngritur në protestë para parlamentit pasi nuk janë dakort me emrin “Maqedoni Veriore”, kjo tashmë e votuar edhe nga parlamenti maqedonas pak ditë më parë.

Në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, qytetarët kërkojnë anullimin e kësaj marrëveshje. 

DEBATET:

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, e arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras, nuk është pritur mirë nga kampet opozitare të të dy vendeve. Në Maqedoni është presidenti Ivanov, që refuzon këtë. Ndërsa në Greqi, opozita dorëzoi një mocion mosbesimi për kryeministrin Tsipras.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *