Vendosni fjalën kyçe....

“Humbja e shpresës dhe varfëria trajtohet me batuta vulgare nga Rama”


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shprehur se Shqipëria po vuan një skizofreni ekonomike,sociale dhe morale.   Sipas Vasilit Shqipëria duhet të lirohet nga antishteti,nga antistandartet,nga antiqetësia, që i ka imponuar një i semurë shumë rendë që është Rama.

Reagimi i Vasilit:

Shqiperia pa Edi Ramen ose kthimi nga skizofrenia ne qetesi !!! Shqiperia po vuan nje skizofreni ekonomike,sociale dhe morale,qe lidhet me antistandartin skizoid Edi Rama.

Varferia ekstreme,qe largon qindra mijra shqiptare po shitet si normalitet nga skizofrenia e Edi Rames. Deprimimi i rende shoqeror dhe humbja e shpreses,po trajtohen me vulgaritet te pashembullt qeveritar permes batutash ordinere dhe nje gjuhe rrugesh e bordellosh qe vetem nje skizofren si Edi Rama mund ta perdore.

Qeverisja e tere eshte perfshire nga stuhira skizofrenike,qe po cojne drejt qorrsokakut shkaterrimtar ekonomine e Shqiperise. Shqiptaret po shohin e vuajne klithmat,ulerimat,gjestet e veprimet te nje njeriu shume te semure ne krye te qeverise.

Shqiperia ka nevoje klithese per qetesi dhe vetem e vetem per qetesi. Shqiperia mund dhe duhej te kerkonte shume me shume,por per fat te keq i duhet te kerkoje sot minimumin pra normalitetin dhe te sheroje plaget e shumta,qe nje i semure rende si Edi Rama i ka shkaktuar.

Shqiperia duhet te clirohet nga antishteti,nga antistandartet,nga antiqetesia,nga antinormaliteti qe i ka imponuar nje i semure shume rende. Shqiperia nuk mund te jetoje ne menyre skizofrenike sepse Edi Rama eshte i tille.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *