Vendosni fjalën kyçe....

71 viktima nga shpërthimi i tubit të naftës në Meksikë


71 persona kanë humbur jetën pasi një tubacon nafte shpërtheu në Meksikën Qëndrore. Më shumë se 85 persona të tjerë u gjetën të zhdukur një ditë pas zjarrit në qytetin Tlahuelilpan, në shtetin Hidalgo, rreth 62 milje në veri të qytetit të Meksikës. Tubacioni u prish nga grabitësit e karburantit, shprehen autoriteteve shtetërore dhe federale.

Dhjetra njerëz po përpiqeshin të mbushnin kova, kanaçe plastike dhe kuti të plehrave me benzinë ndërsa zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje.  Dhjetëra trupa të djegura vijojnë të mbeten në vendngjarjen që është rrethuar gjithsesi nga kordoni i forcave të sigurisë.

“Të gjithë kishin ardhur në kërkim të një sasie çfarëdo nafte për automjetet e tyre”, thotë fermeri Isaias Garcia për agjencinë e lajmeve “Reuters”. “Në stacionet e karburanteve nuk ka fare furnizim”, shtoi ai më tej. 

 Ndërkohë ka reaguar edhe kompania shtetërore e naftës, “Pemex”, e cila shpjegon se zjarri është shkaktuar nga vjedhjet ilegale të karburantit që kalonte në tubacionet e naftësjellësit. Hajdutët besohet se kishin shpuar tubacionin në disa vende dhe, në momentin e shpërthimit të fuqishëm, u pa një sasi e madhe e lëngshme që “fluturoi” në ajër.

Burimi: Independet 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *