“Game of Thrones” është një nga serialet më të sukseshme. Aktorja Sophie Turner në një intervistë për ‘InStyle’ ka rrëfyer ndër të tjera dhe një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.
“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, ka treguar Sophie.