Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit bllokojnë rrugën, paralajmërojnë Ramën e Veliajn (Video)


Banorët e Bregut të Lumit kanë zhvilluar sot një protestë kundër prishjes së banesave të tyre, që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri. Ata kanë bllokuar rrugën që të shpie te banesat e tyre dhe i kanë vënë flakën gomave.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave ashtu siç ka ndodhur me banorët e dy segmenteve të para të Bulevardit, të cilët janë dëmshpërblyer nga prishja e banesave edhe pse i kanë pasur ato pa legalizim.

Banorët i bëjnë thirrje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të dëmshpërblejnë shtëpitë pasi nuk kanë ku të shkojnë në rast se ato prishen.

Ata paralajmërojnë kompaninë që kryen punimet që të mos u afrohet shtëpive të tyre derisa qeveria të dëmshpërblejë shtëpitë, pasi nuk do i lëshojnë ato për asnjë arsye.

Kjo është e disata protestë e banorëve të Bulevardit të Lumit, të cilët kanë protestuar edhe te Unaza e Re, para Kuvendit, para Bashkisë e para Kryeministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *