Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re në ditën e 77-të të qëndresës: Rama tërhiqu ose do përballesh me popullin!


Banorët e Unazës së Re kanë dalë sot në rrugë duke e bllokuar atë në ditën e 77-të të qëndresës së tyre.

Ata kërkojnë anulimin e projektit, të cilin e konsiderojnë si një megavjedhje dhe aferë korruptive. Banorët kanë kërkuar anulimin e projektit në të kundërt qeverisë do të duhet t’i përballet me popullin.

Në mbështetje të banorëve të Unazës kanë shkuar edhe deputetët e opozitës të cilët kanë deklaruar se numri i qytetarëve që po protestojnë në mbarë vendin po rritet dhe opozita do organizojë protesta deri në largimin e kryeministrit Rama.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama.

Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare. Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon. Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës.” – u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *