Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj ofertë mësuesve për të ndërprerë grevën


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për mediat për të sqaruar gjithçka ka bërë qeveria e drejtuar prej tij lidhur me arsimtarët, të cilët kanë disa ditë që janë në grevë të përgjithshme.

Haradinaj tha se qeveria i ka bërë ofertë SBASHK-ut për të ndërprerë grevën duke u ofruar rritjen e pagave mësimdhënësve. Ai ka thënë se është vendosur që buxheti për arsim të rritet me 20 milionë euro në vit.

Haradinaj specifikoi se rritja e pagave nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Ndërkohë Haradinaj është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *