Vendosni fjalën kyçe....

Këpucët me lazer, ndihmojnë të prekurit nga parkinsoni për të ecur


Studiuesit kanë krijuar disa këpucë të reja me lazer, të cilat i ndihmojnë të sëmurët me Parkinson të kapërcejnë ndërprerjen e komandave të trurit që i ndalon ecjen atëherë kur duan të vazhdojnë.

Lazerët e vendosur në këpucë i japin pacientëve një shenjë vizuale të vendit se ku duhet të shkojnë. Pa këtë sinjal, truri bllokohet duke bërë që ata të ngrijnë në vend gjatë ecjes.

Ngrirja mund të zgjasë nga disa sekonda në disa minuta, e ndonjëherë edhe më shumë. Kjo shton mundësinë e rrëzimit të personit të prekur nga sëmundja në fjalë.

“Im atë vuan prej vitesh nga Parkinsoni. E ka edhe problemin e ngrirjes, e cila nuk reagon ndaj mjekimit dhe në përgjithësi është e vështirë për t’u menaxhuar. Kështu që nisa të mendoj se çfarë mund të bëhej për të përmirësuar gjendjen e tij”, u shpreh Lise Pape, ideatorja e këpucëve me lazer.

Këto këpucë po kthehen në një ndihmë të madhe për të prekurit nga Parkinsoni. Ato krijojnë mundësinë që pacientët të ecin me më shumë besim tek vetja dhe minimizon rrezikun e rënies.

Mekanizmi i thjeshtë i tyre projekton në tokë një vijë lazeri pak më larg se këmba, çka i lejon personit të kapërcejë ndjesinë e të ngecurit apo të ngjiturit në dysheme.

Ekspertët thonë se të tilla këpucë e reduktojnë me 46% mundësinë e ngrirjes, por edhe kur ajo ndodh, kohëzgjatja e saj përgjysmohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *