Edhe këtë të dielë kryeministri Edi Rama nuk e ka kaluar në qetesi. Por bashkë me ministres e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun ka kryer një vizitë në QSUT.
” Lentet e syrit tanimë janë një tjetër paketë që u shtohet shërbimeve FALAS në sistemin tonë shëndetësor, ndërkohë që ndërtimi i depos moderne të barnave në QSUT garanton një ndryshim epokal të shërbimit spitalor. Patjetër shëndetësia ka ende shumë halle, po kujt nuk i’a shohin sytë ndryshimin tanim lentet i ofrohen FALAS”, shprehet Rama.
Për videon që ka publikuar kryeministri nuk kanë munguar edhe komentet nga ana e qytetarëve pasi kanë shumë kritika në lidhje me politikat në shëndetësi.
Një prej komentuese është shprehur ndaj Ramës: “O rama o zorraxhi”. Një tjetër është shprehur se lentet e syrit ia ka vënë nënës 400 euro në Vlorë dhe jo në spitalet e shtetit.