Vendosni fjalën kyçe....

Përlotet Agron Llakaj, e surprizon njeriu i zemrës


Aktori i humorit Agron Llakaj është përlotur nga njeriu i tij i zemrës. Kjo ka ndodhur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ku aktori i dashur i humorit kishte shkuar për të bërë aty një surprizë, një gruaje që kishte kaluar shumë vështirësi në jetë, për Nailen.

 Pasi mbaroi këtë surprizë ai u surprizua nga mbesa e tij  , Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj. Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.

Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar. Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë:

“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *