Templates by BIGtheme NET

Emri i Maqedonisë, mbi 40 të plagosur nga përplasjet e dhunshme në Athinë

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që u mblodhën para parlamentit grek në kryeqytetin Athinë, për të kundërshtuar marrëveshjen e emrit me fqinjët e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga qeveritë respektive, Shkupi zyrtar e ratifikoi marrëveshjen në parlamentin e tij dhe është radha e Athinës zyrtare që të bëjë të njëjtën gjë javën që vjen duke bërë që marrëveshja të hyjë në fuqi.

Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur mes protestuesve dhe policisë që u përpoq të vendosë rendin duke përdorur bomba me gaz lotsjellës, ujin si dhe shkopinjtë e gomës.

Sipas marrëveshjes së nëshkruar në Prespë, palët janë dakordësuar që emri i fqinjit verior të jetë Maqedonia e Veriut, gjë që i hap rrugën asaj që të anëtarësohet në NATO si dhe të çelë negociatat me BE-në.

Marrëveshja është kundërshtuar ashpër nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE si dhe ajo greke, Demokracia e Re, Agimi i Artë dhe aleati qeverisë, Grekët e Pavarur.

Nënshkrimi i marrëveshjes çoi në përplasje të ashpra në qeverinë greke, që çuan në daljen nga koalicioni të kreut të Grekëve të Pavarur të drejtuar nga Panos Kammenos, i cili sulmoi kryeministrin Tsipras si dhe ish-ministrin e Jashtëm, Kotzias për marrëveshjen në fjalë.

Në ditët në vijim është parashikuar që marrëveshja të votohet në parlamentin grek, ndërsa opozita ka lajmëruar për të tjera protesta. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto