Vendosni fjalën kyçe....

“Ruaj nusen se ta dredh”, aktori: Për shkak të komshiut desh u ndava nga gruaja


Aktori i njohur  Xhevahir Zeneli ka treguar së fundmi edhe detaje nga jeta e tij persona. Në   “Xing me Ermalin”ai tregoi për marrëdhëniet me fqinjët.

Vite më parë, tha ai, për shkak të një komshiu mund të ishte ndarë nga gruaja. Sipas tijne gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të ujit që vite më parë ishte me orar. 

“Jo të gjitha gjërat t’i zgjidhin komshinjtë, ndonjëherë edhe të ngatërrojnë. Unë për hir të komshiut kam qenë duke u ndarë me gruan. Ju të gjithë e dini krizën e ujit dhe ne na vinte uji në 5 të mëngjesit, pastaj nuk vinte më fare. Kisha një komshi unë që punonte në një dikaster dhe bëri një rrugë në Egjipt dhe solli një pompë uji.

E montoi në pallat. Dëgjonim zhurmë ne, por ujë nuk kishim. Një ditë komshiu mbi ne i thotë nuses time do të bëjmë një marrëveshje. Në orën 3 të natës i tha do të ndizni dritën e banjës dhe unë do iu jap tubin e ujit që të mbushni ujë, por kjo gjë duhej të bëhej fshehurazi sepse kërkonin të gjithë. Një natë komshiu poshtë nesh kishte dalë në ballkon dhe pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin e nuses time me të zotin e pompës. Të nesërmen më vjen mua dhe më thotë që kishte dëgjuar nusen time të fliste me atë që ishte mbi ne. Ruaj nusen se ta dredh më tha”, tha Zeneli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *