Korrespondenti i Top-Channel në kryeqytetin grek, Athinë, Artur Bibe, është sulmuar nga protestuesit teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë duke pasqyruar protestat e ditës së sotme kundër marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.
Ndërsa gazetari Bibe po fliste, një protestues i afrohet atij dhe i kërkon të largohet duke e ngatërruar për gazetar maqedonas.
Më pas aty afrohet edhe një protestues tjetër agresiv që i kërkon të njëjtën gjë dhe pas kësaj Bibes i kërkohet që ta shkëpusë lidhjen direkte për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Athina u pushtua sot nga protesta të dhunshme kundër marrëveshjes së emrit.
Mijëra grekë u tubuan para parlamentit duke u shprehur kundër votimit të marrëveshjes së emrit me fqinjin verior, e parashikuar për javën që vjen. Nga protesta pati mnë shumë se 40 të plagosur nga qytetarët dhe policia që u rrek të mbante rendin.