Një zjarr masiv në një një resort francez për skitë, Courchevel, ka lënë dy persona të vdekur si dhe më shumë se 20 persona të plagosur, konfirmuan zyrtarët.
Sipas mediave franceze, shumë persona u detyruan të hidhen nga dritaret për të shpëtuar nga vdekja. Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës në një ndërtesë trekatëshe të mbushur nga turistë sezonalë, duke përfshirë të huajt, raportojnë mediat lokale. Shkaku i incidentit është deri tani i panjohur.
Rreth 70 zjarrfikës raportohet të jenë në vendin e ngjarjes ndërsa mediat shkruajnë se përhapja e zjarrit tashmë është shmangur. Pamjet tregojnë gjithashtu një person që hidhet poshtë nga dritarja, ndërsa zjarrfikësit ngjiten në shkallë për të arritur në vendin e ngjarjes.
Një dëshmitar komenton se një nga njerëzit e mbërthyer në ndërtesë u shpëtua nga zjarrfikësit, ndërsa një grua bërtiste për ndihmë në katin e tretë. Dy vetë kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.