Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në parlament sot ka deklaruar se ministret e reja të Ramës përfaqësojnë interesat e kryeministrit. Basha është shprehur se ato janë vendosur nga Rama me urdhër të oligarkëve.
“Kush janë të zonja? Kush janë? Për çfarë i vendose aty? Mos pëllit more, mos pëllit do i sqarojmë të gjitha. A i njeh kush janë këto zonja. Ato përfaqësojnë vetëm xhepat e Ramës dhe ia kanë sjellë oligarkët Ramës. Ky vazhdon të firmosë pa i thënë njeriu. Treçereku i tyre duhet të shkojnë përndjekje penale. Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe doli si Enver Hoxha. Asgjë e mirë nuk vjen nga kjo dhe faturën e paguajnë shqiptarët “, u shpreh Basha ndaj Ramës.
Ngaa na tjetër edhe kryeministri Rama po fliste por që u ndërpre nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili i thekoi kryeministrit se është fjala e kreut të opozitës.