Në lidhje me protestën e studentëve ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video dhe është shprehur se studentët e fakultetit të Ekonomisë i kanë thyer “turinjtë” me bojkot kryeministrit Rama.
Ai thekson se studentët meritojnë të nderohen për punën që po bëjnë, por shton se revolta e tyre është një qëndrim i duhur ndaj puçistit “Edvin Kristaq urrejtja”. “Fakulteti Ekonomik i thyen turinjte Edvinit me bojkot te plote. Nderim studenteve dhe pedagogeve per greven, bojkotit te tyre ndaj puçistit Edvin Kristaq Urrejtja! Sb”, shkruan Berisha.
Në fjalën e tij në parlament Rama u shpreh se protesta e studentëve që qeveria e tij të reflektonte. Sipas Ramës protesta e studentëve tregoi se opozita nuk është më një aleternativë për qytetarët.