Vendosni fjalën kyçe....

Gjukanoviç kundër shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e kreut të shtetit malazez është bërë gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Podgoricë me Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Në deklaratën e tij, Gjukanoviç ka bërë thirrje që dy vendet, Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje që do të garantojë stabilitetin dhe integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *